Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke raportuar para deputetëve në Kuvendin e Serbisë mbi rrjedhën e dialogut me Kosovën.
Vuçiq tha se “nuk është koha për pritje të tepërta që nuk janë në përputhje me realitetin që na rrethon”, raporton Kosovo Online, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai falënderoi të gjithë ata që, siç tha, e kuptojnë rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës e cila sipas tij, “nuk është vetëm një çështje e një entiteti, por edhe një çështje ekonomike dhe kulturore “.
“Zvarritja nuk do ta zgjidhë këtë problem. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem me përgjegjësi racionale dhe strategjike. Nuk ka më shumë se 95 mijë serbë dhe jo më shumë se 1 milion e 350 mijë shqiptarë. Qëndrimi i serbëve ndaj shqiptarëve është 1:15″, deklaroi ai dhe shtoi se “nuk kemi nevojë për një konflikt të ngrirë”.
211 deputetë janë të pranishëm në seancën e posaçme dhe përveç kreut të shtetit serb, janë edhe shefi i diplomacisë serbe./Gazeta Sinjali/