image Rama, Vuçiq dhe Zaev vazhdojnë diskutimin për “Mini-Shengenin”, caktohet takimi i radhës

Rajon

Rama, Vuçiq dhe Zaev vazhdojnë diskutimin për “Mini-Shengenin”, caktohet takimi i radhës

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim online me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Gazeta Sinjali.

Tre liderët diskutuan për vazhdimin e ngritjes së strukturës ekonomike që njihet edhe si “Mini-Shengen”.

Mediat serbe raportojnë se në këtë takim është diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit me qëllim heqjen e pengesave në lëvizjen e njerëzve dhe të kapitalit, mallrave dhe shërbimeve në mes të këtyre vendeve. 

Ndërkaq është bërë e ditur se tre liderët do të takohen në Shkup, më 29 korrik, për të shqyrtuar përparimin e kësaj iniciative ekonomike.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka refuzuar të futet në këtë iniciativë, për shkak se Serbia nuk e njeh si palë të barabartë në këtë tryezë./Gazeta Sinjali/