image Petkoviq pas dështimit të marrëveshjes së targave: Çështja të zgjidhet nga Kurti dhe Vuçiq

Politikë

Petkoviq pas dështimit të marrëveshjes së targave: Çështja të zgjidhet nga Kurti dhe Vuçiq

news image

Kosova dhe Serbia kanë dështuar të gjejnë një marrëveshje të re në lidhje me targat. Dje në Bruksel është tentuar që të vihet një marrëveshje mbi këtë çështje.

Deri në një marrëveshje të re, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se ngjitësit në targave mbesin në fuqi deri sa të gjendet një zgjidhje përfundimtare.

Sipas tij çështja duhet të zgjidhet në nivelin e lartë mes Kurtit dhe Vuçiqit.

“Regjimi i stikersave do të vazhdojë derisa të gjendet zgjidhja përfundimtare në nivelin e lartë”, ka thënë ai para gazetarëve në Bruksel.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dje deklaroi se pala serbe s’ka shfaqur asnjë preferencë për çështjen e targave kurse të njëjtë e ka thënë edhe Petkoviq për palën kosovare.

“Dua t’ua përcjell mesazhin të gjithë qytetarëve në Serbie dhe serbëve në Kosovë para Krishtlindjeve Ortodokse se të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe s’duhet të brengosen”, tha Petkoviq.

Ai po ashtu tha se kanë diskutuar për targat, çështjen e personave të zhdukur dhe të tjera çështje.

Në pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, shoferët nga të dyja anët e kufirit edhe më 22 prill po qarkullojnë duke përdorur letrat ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e makinave të tyre.

Ndërkaq, në rrugën Zveçan-Jarinjë janë parë disa kontrolle policore.

Letrat ngjitëse po përdoren pavarësisht se marrëveshja e përkohshme për këtë gjë, e arritur në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë, skadoi më 21 prill.

/GazetaSinjali/