image Vuçiq: Nuk do të tërhiqemi as me targat KM, Serbia është ende e pranishme në Kosovë

Rajon

Vuçiq: Nuk do të tërhiqemi as me targat KM, Serbia është ende e pranishme në Kosovë

news image

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq, që po e përcjell me vëmendje sa serbë po i binden vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’u pajisur me targa RKS, nuk po jep shenja se do t’i shtyjë serbët e Kosovës që t’i pranojnë ato.

 “Nuk do të tërhiqemi. Ne nuk do të tërhiqemi as me targat KM. Targat KM, sikurse edhe kartat e identitetit të Serbisë në Kosovë, janë dëshmi për ne që shteti i Serbisë është ende i pranishëm në Kosovë. Për ne është një gjë mjaft e vlefshme që të mund të themi se Kosova është pjesë e Serbisë. Kjo është esenca” ka thënë ai.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që qarkullimi ndërmjet dy vendeve të bëhet me letërnjoftime, por s’ka pasur marrëveshje për targat.

/GazetaSinjali/