image Vuçiq nga Brukseli: Shumë vende pritën, por asgjë nuk ndodhi

Rajon

Vuçiq nga Brukseli: Shumë vende pritën, por asgjë nuk ndodhi

news image

Në Bruksel në një konferencë të përbashkët për shtyp ka folur presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiq.

Ai u shpreh se ashtu siç Dimitari dhe Edi folën në emër të vendeve të tyre, dhe unë do të flas në emër të Serbisë.

“Shumë vende pritën por asgjë nuk ndodhi më sot. Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut e meritonin fillimin e negociatave”.

”Nëse bëni një analizë të bashkëpunimit tonë me BE-në, do të shihni se Serbia në 4 muajt e fundit ka rritur tregtinë me BE-në për më shumë se 30 për qind, do të arrijmë në 40 miliardë euro këtë vit, që nuk është pak”.

”Udhëheqësit e BE-së na dëgjuan sot për tre ose katër orë. Unë kam qenë një nga folësit e fundit”.

/GazetaSinjali/