image Vuçiq mesazh Kosovës dhe BE-së për marrëveshjet e Brukselit: Mos u bëni sikur s'po dini

Rajon

Vuçiq mesazh Kosovës dhe BE-së për marrëveshjet e Brukselit: Mos u bëni sikur s’po dini

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se shteti i tij asnjëherë nuk do të tërhiqet nga marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën në Bruksel.

“Në to ka tri nënshkrime, jo një. Një është nga ish-kryeministri Ivica Daçiq, një nga përfaqësuesi shqiptar dhe i treti nga përfaqësuesi i BE-së”, ka deklaruar Vuçiq.

“Ne kemi bërë gjithçka që ka qenë e nevojshme për ta bërë dhe tash është koha për palët tjera që ta bëjnë këtë, që nënkupton formimin e asociacionit dhe të mos interpretohen rrejshëm rregullat që i kemi bërë bashkë. Sa i përket targave është e shpikur absolutisht, sikur edhe kjo zgjatje 10-mujore. Ne duam tabela neutral, por që shqiptarët nuk po duan. Andaj as ju as Perëndimi, mos u bëni sikur s’po dini”, tha ai për B92.

/GazetaSinjali/