image Vuçiq mbërrin në Elbasan në masa të forta sigurie - Sinjali

Vuçiq mbërrin në Elbasan në masa të forta sigurie

news image

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka mbërritur në Elbasan nën masa të forta sigurie.

Më herët aty ka mbërritur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Agjenda paraprake parashikonte fillimisht akomodim në Hotelin Rogner e më pas nisjen drejt Elbasanit, por për arsye sigurie nga situata e krijuar prej protestës së Sali Berishës u bë ndryshim në agjendë.

Ndërkohë mbetet i pandryshuar vendi organizmi të Open Balkan.

Ora 09:00 e të martës së 21 dhjetorit do t’i gjejë kryeministrin Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq të ulur në një tryezë në Pallati e Brigadave, shkruan Top-Channel.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se në këtë takim të radhës të Open Balkan do të diskutohen e miratohen pesë marrëveshje.

Ato janë:

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.

3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.

4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

Po ashtu është planifikuar edhe mbajtja e Forumit Rajonal pët Agrikulturë dhe Bashkëpunimin Rajonal.

Konkluzionet e këtij takimi të Open Balkan do të bëhen publike nga kryeministri Edi Rama, kryeministri Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq rreth orës 13:00 të së martës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin