image Vuçiq: Lajçak e Borell më dhanë merita për qëndrimet konstate për Kosovën

Politikë

Vuçiq: Lajçak e Borell më dhanë merita për qëndrimet konstate për Kosovën

news image

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se Serbia e sheh problemin e Kosovës ndryshe nga 22 vendet e BE-së dhe se dje ka marrë njohje nga Miroslav Lajçak dhe Giuseppe Borel për qëndrueshmërinë e pikëpamjeve të tij për Kosovën, shkruan Kosovoonline.

Në një konferencë për media me Komisionerin Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhelji, pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit të BE-së për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë Beograd-Nish, Vuçiq edhe një herë njoftoi se do të flasë për takimin e djeshëm në Bruksel në detaje sonte në RTS.

Mendoj se dje mora mirënjohje nga të dy bashkëbiseduesit tanë evropianë për politikën dhe qëndrimet shumë konsistente dhe konstante që shpreha dhe do t’i përsëris sonte dhe do t’i lexoj me vëmendje, në mënyrë që të shihni dallimin mes interpretimeve dhe manipulimeve të ndryshme. Ne e shohim ndryshe situatën në Kosovë në raport me 22 vendet e BE-së. Nuk është nga sot, as nga viti 2008, por më parë, por sonte do të flas për të në detaje”, tha Vuçiq.

/GazetaSinjali/