image Vuçiq: Kemi arritur marrëveshje për blerje të vaksinave të Modernas

Rajon

Vuçiq: Kemi arritur marrëveshje për blerje të vaksinave të Modernas

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të enjten se ky shtet ka arritur marrëveshje me kompaninë amerikane Moderna për blerje të vaksinave kundër koronavirusit.

Sipas tij, vaksinat e kësaj kompanie duhet të arrijnë në Serbi deri në fund të muajit tetor.

Në një bisedë me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik, ai ka thënë se Serbia nuk ka testuar vaksinat kineze apo të ndonjë kompanie tjetër, dhe se të cilat vaksinat që kanë blerë autoritetet serbe, kanë kaluar të gjitha fazat e testimit.

Duhet të duroni kritika të ashpra kur bëni diçka dhe unë jam krenar që jam pjesë e një ekipi që bëri diçka – ne bëmë punën tonë dhe morëm më shumë vaksina se të tjerët”, ka thënë Vuçiq kur është pyetur lidhur me “diplomacinë e vaksinave” të Serbisë në rajon, transmeton rel.

Ai ka thënë se Serbia nuk ka blerë vaksina në baza gjeopolitike, dhe se ka pasur parasysh shpëtimin e jetës së njerëzve.

Serbia ka siguruar vaksina të kompanisë amerikane, Pfizer, britanike, AstraZeneca, ruse Sinopharm dhe ruse Sputnik V.

Vaksinat ruse dhe ato kineze ende nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. /Gazeta Sinjali/