Kandidati i Partisë SNS të Aleksandar Vuçiq po pëson humbje në Beograd në zgjedhje lokale ndaj një koalicioni të opozitës, raporton media serbe Danas.
Opozita ka shumicën në Beograd. Kështu ka thënë Branislav Kuzmanoviq nga Partia Demokratike.
Kreu i komisionit zgjedhor të koalicionit “Të bashkuar për fitoren e Serbisë”, Branimir Kuzmanoviq tha sonte se opozita ka shumicën në Beograd.
“Dua t’ju njoftoj se opozita ka shumicën në Beograd. Kur them opozitë, kam parasysh Koalicionin e bashkuar për fitoren e Beogradit, koalicionin Ne duhet dhe koalicionin NADA”, tha Kuzmanoviq para gazetarëve, duke folur për rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme.
Ai shtoi se në disa vendvotime zgjedhjet kanë zgjatur gati deri në orën 22.00.
“Njerëzit nuk mund të votonin, ata u ndaluan në Beograd gjatë ditës dhe në shumë vende kryesuesit e qendrave të votimit nga Partia Progresive Serbe e ndërprenë votimin për 10 deri në 15 minuta, duke u përpjekur të zvogëlojnë pjesëmarrjen në Beograd”, tha ai.
Sot u mbajtën në Serbi zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale në Beograd dhe 13 komuna të tjera.