image Vuçiq godet Kurtin nga Shkupi: Disa mendojnë vetëm për zgjedhje

Politikë

Vuçiq godet Kurtin nga Shkupi: Disa mendojnë vetëm për zgjedhje

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq derisa po fliste për nisëm e bashkimit rajonal, ka lëshuar disa thumba për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Derisa u tha se gjithmonë do të ketë njerëz që dalin kundër kësaj nisme, Vuçiq foli indirekt për Kurtin duke thënë se “disa mendojnë vetëm për zgjedhje”.

 “Gjithmonë do të kemi oponentë ndaj kësaj iniciative. Gjithmonë do të ketë dikush që do të kërkojë për teori konspiracioni, që nuk mendojnë për ekonominë, të cilën nuk mendojnë në afat të gjatë dhe ata të cilët mendojnë vetëm për zgjedhjet e afërta që vijnë”, tha Vuçiq.

Ai tha gjithashtu se nuk është e vërtetë që Serbia do të përfitojë më së shumti nga ky bashkëpunim ekonomik rajonal.

Në Samitin e fundit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Kurti madje deklaroi se “mini-Schengeni” nuk ekziston më.

/GazetaSinjali/