image Vuçiq: Gjithçka pos njohjes ‘de facto’ e ‘de jure’ të Kosovës, Kurtin po e mbështesin nga Britania e Gjermania

Politikë

Vuçiq: Gjithçka pos njohjes ‘de facto’ e ‘de jure’ të Kosovës, Kurtin po e mbështesin nga Britania e Gjermania

news image

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia nuk është në një pozitë të lehtë kur bëhet fjalë për Kosovën, pas sulmit terrorist në Banjskë dhe bisedimeve të javës së kaluar në Bruksel, por se siç tha ai “nuk ka arsye për t’u shqetësuar”.

Ai në TV Prva tha se Beogradi ka thënë dhe vazhdon të thotë se është i gatshëm të përmbushë gjëra “që nuk nënkuptojnë njohjen de facto apo de jure të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç është OKB-ja”.

“Ne jemi gati, por dikush duhet të formojë Asociacionin dhe ata nuk e duan, kështu që e gjithë historia është si një rreth vicioz, shqiptarët po shpikin marifete që disa në perëndim bëjnë sikur nuk i shohin. Problemi është se e gjithë kjo është në dëm të popullit tonë në Kosovë”, tha Vuçiq, përcjellë Kosovo Online.

Ai gjithashtu theksoi se nuk ka kërkuar asnjë letër motivuese por, thotë ai, ka shkruar një fjali që thotë se Beogradi është i gatshëm t’i përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjen, por kjo do të thotë se Beogradi nuk mund ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Këtë e kam thënë më 21 janar dhe publikisht në konferenca për shtyp, në Ohër, edhe Solac e Macron në Kishinau, çdo herë. Që askush të mos e keqpërdor dhe të mos bëjnë sikur nuk e kam thënë. Asnjë nënshkrim, vetëm një marrëveshje verbale, që të dihet se jemi të gatshëm të bisedojmë dhe unë gjithmonë them atë që nuk jemi gati”, tha Vuçiq.

/GazetaSinjali/