image Vuçiq edhe më tutje insiston: Harrojeni se do ta njohim Kosovën

Rajon

Vuçiq edhe më tutje insiston: Harrojeni se do ta njohim Kosovën

news image

Autoritetet serbe sërish kanë bërë të ditur se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin lidhur me njohjen e Kosovës.

Kështu ka thënë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në mbrëmje për një medium serb.

Sipas Vuçiqit, Serbia do të luftojë për të mos qenë fajtore për mungesë të dialogut.

“Do të luftoj për të mos qenë fajtorë për mungesë të dialogut. Ne këtu bisedojmë dhe negociojmë me perëndimin, e jo me shqiptarët”, ka shpjeguar Vuçiq.

Presidenti serb nuk sheh zgjidhje për Kosovën. Por që të pranojë pavarësinë e Kosovës nuk është opsion për Vuçiqin.

“Të njohim pavarësinë e Kosovës, këtë harrojeni. Nuk shoh zgjidhje. Kur e kam parë, të gjithë më janë hedhur në qafë”, ka thënë Vuçiq në RTS.

Vuçiq gjithashtu tha se rruga evropiane mund të ndërpritet nëse nuk zgjidhet çështja e Kosovës./ Gazeta Sinjali/