image Vuçiq e pranon se kurrë nuk caku duart me Kurtin

Rajon

Vuçiq e pranon se kurrë nuk caku duart me Kurtin

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, asnjëherë nuk i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit.

Kjo përkundër dy takimeve në Bruksel dhe dy tjerave jo-formale, njëri në Slloveni më 2021 e tjetri në Berlin më 4 maj 2022.

“Kur flasim për Albin Kurtin, dua t’ju informoj se unë kurrë në jetën time nuk kam shtrënguar duart me atë njeri. Mendoj se pajtoheni edhe ju se kjo nuk është gjë normale. Ne kurrë nuk ia kemi zgjatur dorën njëri-tjetrit”, tha Vuçiq.

Ndërkaq Kurti s’ka folur shumë për këtë aspekt të mos komunikimit me Vuçiqin.

Nga ana e tij, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, tha se po “angazhohen” që deri në fillim të verës ta organizojnë një takim mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel.

“Na duhet angazhim konstruktiv e përparim i shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Me këtë pajtohen secili nga ana e tyre, por kur ulen së bashku përparimi është i zorshëm. Ne duhet të krijojmë besim, është thelbësore përmirësimi i atmosferës në dialog”, shtoi Borrell të hënën mbrëma pas takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.

/GazetaSinjali/