Një person ka humbur jetën si pasojë e therjes me thikë në Prizren.
Rastin e ka konfrimuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Sot rreth orës 14:30 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren policia ka pranuar informacion për një incident ku ka pasur një therrje me thikë nga disa persona të dyshimtë. Policia ka reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Fillimisht e ka kontaktuar një dëshmitar I cili ka qenë bashkë me viktimën dhe ai na ka informuar se përderisa kanë qenë në lëvizje me motor janë goditur nga një automjet Golf 3 ngjyrë e bardhë, dhe pas goditjes i dyshuari ka dalë nga automjeti dhe e ka goditur viktimën me armë të ftohtë në gjoks. Si pasojë e goditjeve viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Prizren rreth orës 15:30. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, ka thënë Osmanollaj.