image Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Angli

Siguri

Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Angli

news image

Një shqiptar ka vdekur si pasojë e përleshjeve me thika në Britaninë e Madhe, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportimit të BBC-së, bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Armend Xhika, i cili ka vdekur në spital pas plagëve të marra.

Ai është goditur me thikë pas një përleshjeje në Earl Marshal Road, Burngreave, mëngjesin e së enjtes, më datë 13 maj.

Viktima është identifikuar nga Policia e Yorkshire. Si pasojë e ngjarjes i plagosur ka mbetur edhe një 20-vjeçar.

Deri më tani janë arrestuar tre persona. Një 30-vjeçar, i cili u akuzua për vrasje, por që më pas është lënë i lirë për t’u hetuar.

Në pranga ka mbetur edhe një 20-vjeçar, cili akuzohet për plagosje të rëndë. Po ashtu edhe një vajze iu vunë prangat nën akuzën se ka ndihmuar autorin e plagosjes. /Gazeta Sinjali/