image Vritet me armë zjarri një 40-vjeçar në Laç të Shqipërisë

Shqipëri

Vritet me armë zjarri një 40-vjeçar në Laç të Shqipërisë

news image

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën shtetasi Ilir Lika, rreth 40 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e shkakut të kësaj ngjarjeje të rëndë, shkruan TCH.

Priten detaje zyrtare nga Policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/