image Aksidenti i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, dy të lënduar

Shqipëri

Aksidenti i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, dy të lënduar

news image

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete tip “Ford” janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur dy persona, njofton TCH.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/