image Vritet 20-vjeçarja në shtëpinë e saj/ Grabitësit marrin 10 mijë euro, tmerrojnë burrin dhe foshnjen

Evropë

Vritet 20-vjeçarja në shtëpinë e saj/ Grabitësit marrin 10 mijë euro, tmerrojnë burrin dhe foshnjen

news image

Një 20-vjeçare me origjinë britanike, u vra në shtëpinë e saj, pranë krevatit të foshnjës e cila ishte në moshën 1-vjeçare, në Glyka Nera të Greqisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se tre burra kanë hyrë në apartamentin ku jetonin çifti dhe vajza e tyre, duke lënë të vdekur nënën e foshnjes.

Ndërkohë sipas policisë, bashkëshorti është gjetur i lidhur në një karrige në kuzhinën e shtëpisë. Pasi kriminelët i vranë bashkëshorten burri emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka arritur që të njoftojë policinë, e cila ka arritur menjëherë në vendngjarje. Për fat të mirë foshnja është mirë.

Sipas raportit të policisë, tre të dyshuar, hynë në shtëpi në orët e para të mëngjesit dhe po kërkonin para dhe bizhuteri. Burri i gruas, pilot me profesion, dëshmoi në polici se në shtëpi kishte shumën prej 10,000 eurosh, e cila u grabit nga autorët e krimit.

/GazetaSinjali/