Gazeta franceze ‘Lest Republicain’, raporton për vrasjen e kosovarit Lemirant Fazliu, dje pranë sheshit Planoise në Besançon të Francës.
Sinjalizuesit raportojnë se viktima është 17-vjeçar me prejardhje nga Komuna e Shtimës. I njëjti dyshohet se ishte përfshirë në një grup trafikantësh të narkotikëve.
Më tej, gazeta franceze shkruan se në shenjë solidariteti për familjen e kosovarit të vrarë, sot marshuan rreth 300 persona nëpër rrugët pranë këtij sheshi.
Nuk raportohet nëse autoritetet franceze kanë arritur të arrestojnë autorët e krimit. /Gazeta Sinjali/