image Vritet 15 vjeçari dhe plagoset rëndë një tjetër në Malmo

Botë

Vritet 15 vjeçari dhe plagoset rëndë një tjetër në Malmo

news image

Një 15-vjeçar është vrarë dhe një i ri tjetër u plagos rëndë si rezultat i të shtënave në një shesh në Malmo, tha sot policia suedeze.

Policia lokale tha se personat e armatosur të panjohur hapën zjarr në një piceri, mbrëmë rreth orës 21:00.

Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesit ikën nga vendi i ngjarjes me biçikletë.

Të shtënat ndodhën disa minuta pasi shpërtheu një bombë nën një makinë në pjesën tjetër të qytetit.

Policia ende nuk ka përcaktuar nëse dy incidentet janë të lidhura dhe nuk i ka identifikuar të dyshuarit në të dyja rastet. /Gazeta Sinjali/