Të paktën tre komandantë rusë janë vrarë pasi mendonin se duhej të afroheshin më pranë vijës së frontit, thanë zyrtarët perëndimorë.
Ata thonë se zëvendëskomandanti i Ushtrisë së 41-të të Armëve të Kombinuara u vra nga një snajper kurse të vrarë mbetën edhe një komandant divizioni dhe një komandant regjimenti, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Komandantët rusë kanë shkuar më tej për të marrë më shumë kontroll pas operacioneve të cilat në disa raste kanë ngecur.
Sipas këtyre raportimeve, komandantët po përpiqen të imponojnë personalitetin e tyre në fushën e betejës por kjo nga ana tjetër po i vë në rrezik më të madh.