image Dënohet me burg të përjetshëm shqiptari që vrau mësuesen në Angli

Evropë

Dënohet me burg të përjetshëm shqiptari që vrau mësuesen në Angli

news image

Një punonjës garazhi që sulmoi mësuesen e shkollës fillore, Sabina Nessa, teksa po ecte nëpër një park në Londër është dënuar me burgim të përjetshëm.

Dënimi i tij pason ngjarjen e tmerrshme të ndodhur më 17 shtator të vitit të kaluar, shkruan skynews.

Shtetasi shqiptar, nga Eastbourne, u arrestua në qytetin bregdetar të Sussex-it Lindor dhe më vonë u deklarua fajtor për vrasjen e saj.

Undated handout still from CCTV issued by Metropolitan Police of Koci Selamaj being charged. Selamaj has been jailed for life with a minimum term of 36 years at the Old Bailey, central London, for the murder of primary school teacher Sabina Nessa who was killed as she walked through Cator Park on her way to meet a friend in Kidbrooke, south-east London on September 17, 2021. Issue date: Friday April 8, 2022.

Në seancën dëgjimore të enjten, prokurorja Alison Morgan QC tha se Selamaj ka qenë i dhunshëm ndaj ish-partneres së tij në të kaluarën.

Ditën e vrasjes Selamaj shkoi me veturë në Londër dhe hyri në Cator Park pak pas orës 20:00, duke qëndruar në pritë për gjysmë ore përpara se Nessa të mbërrinte rrugës drejt një kafeneje ku ajo do të takonte një mik.

Sabina Nessa was struck her 34 times over the head with a metal traffic triangle

Pamjet janë shfaqur në seancë. Koci Salamaj, aty shihet duke ecur përgjatë shtegut dhe me shenjën e trekëndëshit të trafikut në dorë, e cila ishte e metaltë. Nessa ishte “e pavëmendshme për atë çfarë kishte pas saj”.

Pastaj, Selamaj vrapoi pas saj dhe filloi ta godasë vazhdimisht me shenjën e trafikut. Ai e godet 34 herë në kokë Nessën.

Selamaj shkoi në Britani afërsisht shtatë vjet më parë pasi la shkollën në moshën 12-vjeçare pa kualifikime, tha avokati i tij mbrojtës.

Mbrojtja vuri në dukje se ai kishte pranuar fajësinë për vrasje në vend që ta linte çështjen të shkonte në gjyq, duke argumentuar se duhet të merret parasysh në dënim.

Familja e zonjës Nessa përqafoi mbështetësit teksa dilnin nga gjykata të premten.

The sister of Sabina Nessa, Jebina Yasmin Islam (2nd left) and family members embrace supporters outside the Old Bailey, central London, after Koci Selamaj has been jailed for life with a minimum term of 36 years for the murder of primary school teacher Sabina Nessa who was killed as she walked through Cator Park on her way to meet a friend in Kidbrooke, south-east London on September 17, 2021. Picture date: Friday April 8, 2022. See PA story COURTS Kidbrooke. Photo credit should read: Jonathan

/GazetaSinjali/