image Vrasje në tentativë në Vushtrri, viktima rrëfen ngjarjen

Siguri

Vrasje në tentativë në Vushtrri, viktima rrëfen ngjarjen

news image

Në Vushtrri raportohet se tre persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi.

Një mashkull kosovar është ankuar dje në polici se tre persona kanë shtënë me armë zjarri drejt tij, mirëpo nuk është qëlluar.

Sipas tij të dyshuarit ishin të armatosur njëri me armë të gjatë, dhe dy të dyshuarit tjerë me pistoleta.

Ai duke rrëfyer ngjarjen, tregon se të dyshuarit janë larguar prej ngjarjes me një automjet, derisa nuk ka pasur të lënduar.

Rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /GazetaSinjali/