image Policia jep detaje për vrasjen në tentativë në Prizren

Siguri

Policia jep detaje për vrasjen në tentativë në Prizren

news image

Një person ka tentuar të vrasë një person tjetër me armë zjarri dje rreth orës 11:53 në rrugën “Latif Berisha” në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se viktima është plagosur në këmbë dhe se gjatë përleshjes ka marrë lëndime edhe në kokë.

“Në rrugën ‘Latif Berisha’, mbrëmë rreth orës 11:53 ka pasur një tentim vrasje. Një person është paraqitur në stacion rreth orës 12:15 dhe ka raportuar se është plagosur me armë zjarri nga një person i cili është arratisur. Policia e ka dërguar në emergjencë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Është i plagosur në këmbë, ndërsa ka lëndime edhe në kokë që i ka marrë gjatë përleshjes”, tha Osmanollaj.

Ndërkaq, sa i përket të dyshuarit për këtë rast, zëdhënësi i policisë bëri të ditur se ai ndodhet në arrati.

“I dyshuari ndodhet në arrati. Policia ka qenë edhe në shtëpinë e tij, por nuk e ka gjetur aty. Rasti është iniciuar si ‘vrasje në tentativë'”, përfundoi ai./Gazeta Sinjali/