Katër persona janë arrestuar mbrëmë në Gjilan, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë therur me thika mes vete, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se dy nga të dyshuarit gjatë përleshjes kanë përdorur edhe mjete tjera të forta.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Uglar të komunës së Gjilanit, gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:00.
Rasti po inicohet si “Vrasje në tentativë”./GazetaSinjali/