image Ky është 25-vjeçari i arrestuar për therjen me thikë në Prizren

Siguri

Ky është 25-vjeçari i arrestuar për therjen me thikë në Prizren

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngatërresë e cila ka ndodhur sot në lagjen Ortakoll të Prizrenit, ku një person është lënduar si pasojë e therjes me thikë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se personi që u arrestua nën dyshimet se theri me thikë 38-vjeçarin në Prizren është Fisnik Hoxha, 25-vjeçar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar 25-vjeçari dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e viktimës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përleshje mes viktimës dhe Fisnik Hoxhës, i cili e kishte therur me thikë atë, duke i shkaktuar plagë.

Veseli për Sinjalin ka deklaruar se rasti është duke u trajtuar nga hetuesit e stacionit policor në Prizren.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/