Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për vrasje në tentativë në Ferizaj.
Pas një mosmarrëveshje, i dyshuari e ka qëlluar me armë zjarri një person të gjinisë mashkullore.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një AK/ 47 me dy copë fishekë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Gazeta Sinjali/