Një person është vrarë sot në fshatin Pataqan të Klinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se gjatë ditës ka pasur një përleshje mes viktimës dhe disa personave, ndërsa më vonë ka ndodhur edhe vrasja.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë që të marr detaje në lidhje me rastin dhe është ende në pritje të përgjigjes.