image Vrasja që tronditi Gjilanin/ Çka dihet deri më tani?

Siguri

Vrasja që tronditi Gjilanin/ Çka dihet deri më tani?

news image

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmë Gjilanin, ku 50-vjeçari, Bakush Veseli mbeti i vrarë sa ishte në një kafiteri, shkruan Gazeta Sinjali.

Çka dihet deri më tani për vrasjen që tronditi Gjilanin mbrëmë?

Në momentin që u vra, sipas Policisë, viktima ishte duke pirë kafe në një kafeteri, kur dy persona të dyshuar gjuajtën në drejtim të tij.

Të dyshuarit për vrasjen e tij, gjenden në arrati, pasi ikën me këmbë në drejtim të stacionit të autobusëve posa e ekzekutuan 50-vjeçarin.

Ndërkaq, në orën 22:20 trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Insitutin e Mjekësisë Ligjore,

Policia ka bërë të ditur se këto janë të gjitha informacionet zyrtare deri më tani.

Ndërkohë Sinjali mëson se Bakush Veseli, punonte si taksist dhe jetonte në fshatin Ramnabuq të komunës së Bujanocit.

Lirim Jakupi dhe Faton Osmani nuk janë ekzekutorët e 50-vjeçarit

Lidhur me këtë vrasjen e Bakush Veselit në media u përfol se Faton Osmani dhe Lirim Jakupi janë të dyshuarit për vrasjen e viktimës. Por nuk qëndron kështu. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Jakupi dhe Osmani nuk janë ekzekutorët e 50-vjeçarit.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se Lirim Jakupi dhe Faton Osmani viktimën e kanë pasur dajë, por që nga provat që janë grumbulluar deri më tani për këtë vrasje del se të njëjtit nuk janë ekzekutorët e 50-vjeçarit.

Çka deklaruan familjarët e Faton Osmanit?

Gazeta Sinjali mbrëmë solli rrëfimin ekskluziv të vëllait të Faton Osmanit, Feti Osmani. Ai për Sinjalin ka thënë se vrasja e dajës së tij, Bakush Veseli, e ka tronditur atë dhe familjen e tij.

Sipas Feti Osmanit, vëllai i tij Fatoni nuk ka gisht në këtë çështje dhe ai thotë se kjo mund të provohet me kamerat e shtëpisë së tij dhe barnatores në të cilën ai sot kishte dalë për të blerë ilaçe për hallën e sëmurë.

Tutje ai për Gazetën Sinjali ka shtuar se edhe tek shtëpia e Lirim Jakupit ka kamera dhe lëvizjet e këtij të fundit mund të gjurmohen lehtësisht.

Feti Osmani thotë se Fatoni dhe Lirimi tashmë janë në polici, si dhe se policia ka marrë kamerat dhe së shpejti do vërtetohet se ata nuk kanë qenë askund afër vendit ku ka ndodhur vrasja.

“Është e vërtetë se Fatoni ka pasë një telashe më herët me dajën, por për atë çështje ai ishte vetëdorëzuar në polici dhe ajo i takon së kaluarës”, ka thënë ai për Sinjalin.

Vëllai i Faton Osmanit thotë për Sinjalin se lajmin për vrasjen e dajës e ka parë në media.

“Vrasjen e dajës e ka parë në media, por dy milion për qind garantoj se Fatoni nuk e ka kryer ketë“, shtoi ai.

/Gazeta Sinjali/