image Ky është 50-vjeçari nga Bujanoci që u vra në Gjilan - FOTO

Siguri

Ky është 50-vjeçari nga Bujanoci që u vra në Gjilan – FOTO

news image

Një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë sot në Gjilan. Sinjali ka mësuar se viktima është Bakush Veseli.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Sinjalin ka thënë se 50-vjeçari dyshohet se është nga Bujanoci.

Sinjali ka mësuar se i ndjeri është nga fshati Ramnabuq i komunës së Bujanocit.

Sipas tij ai ka qenë duke pirë kafe në një kafiteri ku më pas dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me këmbë në drejtim të stacionit të autobusëve.

“Të gjitha njesit janë angazhuar dhe nga vendi I ngjarjes është siguruar, njoftohet se viktima e cekur eshte pa shenja jete. Për informata tjera ju njoftojmë me raport te shpejtë”, tha Hashani për Sinjalin

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:45.

/Gazeta Sinjali/