image Vrasja në tentativë në Pejë/ I plagosuri dërgohet në QKUK, krejt çka dihet deri më tani

Siguri

Vrasja në tentativë në Pejë/ I plagosuri dërgohet në QKUK, krejt çka dihet deri më tani

news image

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një tentim vrasje që ndodhi afër “Hotel Jusaj” në qytetin e Pejës sonte, si pasojë e të cilës mbeti i plagosur Arbnor Nikqi, i lindur në vitin 1981.

Lidhur me këtë ngjarje, Sinjali ka mësuar se pas një zënke, i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, me ç’rast e plagosi.

Fillimisht i plagosuri ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor, por më pas i njëjti u dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Njësitë policore që dolën në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një gëzhojë të fishekut të armës së zjarrit që ishte përdorur nga i dyshuari.

Rasti është hapur si “vrasje në tentativë”, ndërsa i dyshuari ende nuk është kapur.

/GazetaSinjali/