image Ky është personi që u plagos sonte në Pejë

Siguri

Ky është personi që u plagos sonte në Pejë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një tentim vrasje që ndodhi afër “Hotel Jusaj” në qytetin e Pejës sonte, si pasojë e të cilës mbeti i plagosur një person.

Sinjali mëson se i plagosuri është Arbnor Nikqi, i lindur në vitin 1981.

Veton Elshani nga policia e rajonit të Pejës i tha Gazetës Sinjali se Nikqi është në gjendje stabile, ndërsa i dyshuari për këtë rast ndodhet në arrati.

“Një plagosje ka ndodhë. Një person është i lënduar. Gjendja e tij është stabile, sa e kuptojmë na. Jemi në kërkim të të dyshuarit”, tha ai./Gazeta Sinjali/