image Vrasja në Klinë, bien në pranga të Policisë edhe dy të dyshuar

Siguri

Vrasja në Klinë, bien në pranga të Policisë edhe dy të dyshuar

news image

Gazeta Sinjali raportoi sonte për një vrasje që ndodhi rreth orës 18:20 në Pataqan të Klinës.

Mark Ademi u vra pas një përleshje që dyshohet se ndodhi mes disa personave.

Burimet e Sinjalit bënë të ditur se Anton Ndrecaj është arrestuar si i dyshuar për këtë vrasje.

Ndërkohë, në prangat e Policisë, Sinjali mëson se kanë rënë edhe dy persona të tjerë, që dyshohet se janë të përfshirë në rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/