image Vrasja në Gushtericë të Poshtme/ Krejt çka dihet për vrasjen e 70-vjeçarit që dyshohet se lidhet me pronë

Siguri

Vrasja në Gushtericë të Poshtme/ Krejt çka dihet për vrasjen e 70-vjeçarit që dyshohet se lidhet me pronë

news image

Pasditen e sotme rreth orës 15:00 ka ndodhur një vrasje në fshatin Gushtericë të Graçanicës. Në këtë vend ka mbetur i vrarë një 70-vjeçar pas një gjuajtje me armë.

Këto gjuajtje me armë dyshohet se erdhën nga vëllai i të ndjerit i cili është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Gazeta Sinjali mëson se deri tek vrasja erdhi si shkak i një mos marrëveshje për pronën.

Tutje Sinjali mëson nga burimet, se viktima është Dragisha Shubariq i moshës rreth 70 vjeçare.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se i dyshuari për vrasje, është arrestuar.

 “Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”, tha Ahmeti.

Tutje ajo tha se vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje si dhe zyrtari policor i dyshuar është arrestuar.

Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti. 

/GazetaSinjali/