Për vrasjen e 19-vjeçarit, E.K., në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, policia ka dalë me një njoftim për media.
Vrasja e të riut që dyshohet se u shkaktua me anë të mjetit të mprehtë-thikës, ndodhi pas një përleshje. Policia ka sekuestruar dy thika në vendngjarje që dyshohet se janë përdorur në vrasje.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona bëhet fjalë për “të dyshuarit H. S., i lindur në vitin 1996 dhe Sh.S., i lindur në vitin 1994”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Sinjali.
Prokurori ka dalur në vendin e ngjarjes dhe të dyshimtuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion. Policia është duke punuar për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja”, përfundon njoftimi i policisë. /Gazeta Sinjali/