image Vrasja e Marigona Osmanit, gjykata merr vendim për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun

Drejtësi

Vrasja e Marigona Osmanit, gjykata merr vendim për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj u ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit.

Kurse, kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve është bërë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj më 17 janar, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Prokurorisë në Ferizaj, ekziston dyshimi i bazuar, se më 22 gusht 2021, i pandehuri Dardan Krivaqa, në banesën e tij me dashje e në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë më parë kishte ushtruar dhunë psikike e dhunë fizike, derisa e ndjera kishte ndërruar jetë. Ndër të tjera aty theksohet se gjatë gjithë kohës i pranishëm ishte edhe Arbër Sejdiu, sepse i njëjti edhe kishte ushtruar dhunë fizike e psikike mbi të ndjerën.

/GazetaSinjali/