image Vrasja e gazetares në Maltë, arrestohet biznesmeni i njohur

Botë

Botë/ Vrasja e gazetares në Maltë, arrestohet biznesmeni i njohur

news image

Policia në Maltë ka arrestuar një prej biznesmenëve më të njohur të vendit në lidhje me një hetim mbi vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.

Yorgen Fenech, pronar i kompanisë 17 Black, u arrestua nga oficerët njoftoi Times of Malta. Për kompaninë e tij 17 Black, Caruana Galizia kishte pohuar se ishte e lidhur me politikanët maltezë tetë muaj para se të vritej nga një bombë makine në shkurt të vitit 2017.

Fenech gjithshtu është drejtor dhe bashkëpronar i një grupi biznesi që fitoi një koncesion të madh energjie nga shteti i Maltës në vitin 2013 për të ndërtuar një stacion energjie elektrike gazi në ishull. /Gazeta Sinjali/