image Vrasja e dyfishtë në Rrëshen, policia jep shpërblim për kapjen e dorasit

Rajon

Njoftim/ Vrasja e dyfishtë në Rrëshen, policia jep shpërblim për kapjen e dorasit

news image

Policia e Lezhës po vazhdon kërkimet për kapjen e dorasit që kreu mbrëmë vrasjen e dyfishtë në Kodër Rrëshen.

Me këtë rast policia ka ofruar si shpërblim 5 milionë lekë, për këdo që jep informacion të saktë, mbi vendndodhjen e Fatmir Koleci, i dyshuar se ka kryer vrasjen e mbrëmshme.

Policia fton qytetarët të telefonojnë në numrin,  069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112, apo në Komisariatin Dixhital nëse kanë informacione të rëndësishme, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt.

Viktimat, Vladison dhe Esmeralda Filopati u qëlluan me armë zjarri, në oborrin e banesës së tyre, mbrëmjen e së martës. I dyshuar për këtë vepër është 47-vjeçari Fatmir Kolecaj, ish bashkëshorti i 33-vjeçares.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ardhur për shkak të prishjes së martesës së Esmeralda Filopatit dhe Fatmir Kolecit.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat vendore, Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë vijuar pa ndërprerë, kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara, ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes./GazetaSinjali/