image Ekzekutohet pagesa e pensioneve me shtesën prej 100 euro - Sinjali

Ekzekutohet pagesa e pensioneve me shtesën prej 100 euro

news image

Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria nga e cila kanë përfituar 295 mijë qytetarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook.

“Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria. 69 milionë euro për 295 mijë përfitues, është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë”, ka shkruar Murati.

Në fund të muajit tetor, ministri Murati në një mbledhje të Qeverisë ka propozuar ndarjen e mjeteve financiare pёr mbështetjen e përfituesve nga skemat sociale dhe pensionale, nё kuadёr tё zbatimit tё masёs 3.2 – Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale.

Sipas këtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt dhe shtesёn aktuale. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: