image Djali i Smajl Hajdarajt: Babai e dinte se do të ekzekutohej, thoshte “cili jemi tash në radhë”

Sociale

Djali i Smajl Hajdarajt: Babai e dinte se do të ekzekutohej, thoshte “cili jemi tash në radhë”

news image

20 vite më parë në Kosovë ndodhi një nga vrasjet më të rënda të pasluftës. Ish-deputeti i LDK-së, Smajl Hajdaraj, u vra në hyrjen e banesës së tij në Pejë.

Mirëpo, kjo vrasje ende nuk është zbardhur, por në lidhje me këtë ka folur djali i Smajl Hajdarajt, Shpëtimi.

Ai në RTV Dukagjini tha se nuk kanë parë vullnet për zbardhjen e rastit të babait të tij.

Duhet ta kemi parasysh faktin se edhe vrasja është bërë në mënyrë shumë profesionale dhe shumë pak prova kishin lënë vrasësit”, tha ai.

Shpëtimi tha se sipas ekzaminimeve kanë qenë dy ekzekutorë që ia kishin zënë pritën Smajl Hajdarajt.

Ai tha se prindi i tij ka qenë i vetëdijshëm që do të vritej.

Mund të them se që nga koha e luftës ka pasur shqetësime se mund ta vrasin. Madje ai e dinte se do ta vrisnin pasi të gjithë anëtarët e LDK-së vriteshin në rrethana të njëjta. Pas vrasjes së Xhemajl Mustafës, Ismet Rracit, Shaban Manajt, Shefki Popovës etj., ai thoshte se cili jemi në radhë”.

/GazetaSinjali/