image Vrasja e dy zyrtarëve të saj në Pejë, PDK pezullon për sot të gjitha aktivitetet

Politikë

Vrasja e dy zyrtarëve të saj në Pejë, PDK pezullon për sot të gjitha aktivitetet

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se pas rastit tragjik në Pejë ka pezulluar aktivitetet politike për sot.

PDK në njoftim thekson se ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt i ka tronditur të gjithë.

“Ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt na ka tronditur rëndë të gjithëve. Në shenjë nderimi dhe respekti për ta, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit”, thuhet në njoftim.

Dy zyrtarë të lartë të PDK-së, kandidati për kryetar të Komunës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, dyshohet se pas një konflikti, janë gjuajtur me armë zjarri ku dhe kanë mbetur të vdekur. /GazetaSinjali/