Në mbrëmjen e 8 shtatorit, në Pejë si pasojë e gjuajtjes më armë, mbetën dy të vrarë, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktimat ishin Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, të dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
E i dyshuari kryesor është Avni Ademaj, ndaj të cilit do të mbahet sot seanca dëgjimore.
Tringa Zhuti, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Pejë, ka dhënë detaje për mbajtjen e kësaj seance.
Ajo tha se seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit do të mbahet sot me fillim prej orës 14:00.
Astrit Ademaj ka qenë kandidat për kryetar të komunës së Pejës nga PDK. Ndërsa Blerand Kadrijaj ka qenë kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Deçanit në zgjedhjet e 2017-s. Kadrijaj gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i Bedri Hamzës. /GazetaSinjali/