image Vrasja e 11-vjeçares, 23 vjet pas, Policia gjermane ua merr ADN-të 900 personave

Botë

Grevenbroich/ Vrasja e 11-vjeçares, 23 vjet pas, Policia gjermane ua merr ADN-të 900 personave

news image

Vrasja e 11-vjeçares Claudia Ruf, 23 vjet më parë në qytetin gjerman të Grevenbroich, tronditi opinionin publik dhe ndriçimi i saj ende nuk është bërë i mundur për të vënë para drejtësisë autorët e këtij krimi.

Për këtë arsye, hetuesit kanë nisur mbledhjen e ADN-ve të qindra burrave, për të “hedhur dritë” në një nga ngjarjet më të rënda të këtij qyteti të vogël në perëndim të Gjermanisë.

Policia u ka dërguar ftesë 900 personave për të dhënë ADN-në e tyre për t’i krahasuar me gjurmët e lëna në vendngjarje në ditën e krimit. Mbledhja e provave po bëhet në një shkollë fillore, ku personave të thirrur po iu merret nga një kampion pështyme.

Claudia Ruf u rrëmbye në maj të vitit 1996 ndërsa po shëtiste qenin e komshiut nëpër lagje. Trupi i saj u gjet dy ditë më pas nga hetuesit.