image Vrasja dhe vetëvrasja në Prishtinë/ Sot varrosen Lulëzim dhe Sebahate Sopi

Sociale

Vrasja dhe vetëvrasja në Prishtinë/ Sot varrosen Lulëzim dhe Sebahate Sopi

news image

Të dielën, Lulëzim Sopi rreth 45 vjeç dyshohet se vrau ish-bashkëshorten e tij, Sebahaten, e më pas edhe veten, në rrugën “Ali Vitia” në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

Çifti i cili la pas vetes katër fëmijë do të varrosen sot rreth orës 15:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Gazeta Sinjali raportoi në ditën e tragjedisë se viktima e kishte denoncuar tri herë në polici burrin e saj për dhunë në familje, porse në asnjë rast nuk ka pasur vendim efektiv nga ana e prokurorisë.

Dyshohet se deri te vrasje erdhi për shkak të problemeve të vazhdueshme që çifti kishte pasur, për çka edhe i kishin dhunë fund martesës së tyre.

Problemet lidheshin edhe me xhelozinë, duke përfunduar me vrasjen e Sebahates nga Lulëzimi e më pas edhe vetëvrasjen e këtij të fundit, afër një hoteli në lagjen “Emshir” të Prishtinës, ku punonte e ndjera./Gazeta Sinjali/