image “Bima kufomën qëtu”/ Vjen reagimi i parë i familjes së Hamide Magashit pas vetëvrasjes së Sokol Halilit

Sociale

“Bima kufomën qëtu”/ Vjen reagimi i parë i familjes së Hamide Magashit pas vetëvrasjes së Sokol Halilit

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Sokol Halili ka vrarë vetën. Pas kësaj ashpër kanë reaguar familjarë të të ndjerës, Hamide Magashi. Motra e saj është dëgjuar duke folur, ajo thotë se nuk beson se dorasi e ka vrarë vetën.

E njëjta në një audio që e ka siguruar Insajderi, dëgjohet duke thënë “Ministria le të ma sjell kufomën këtu”.

“Qitmi ti mu faktet, faktoma, qite qetu para meje, du me ja pa foton unë, qat xhenaze bima ti mu qetu, le të më thotë qaj ministër mua nërsy që e ka vra veten, le të ma bjen kufomën e tij qetu, kqyre qa I bëjë, mua më thuje nërsy”, ka thënë ajo derisa shton se nuk ka ministër sepse po të kishte sipas saj motra e tyre nuk do të ishte e vdekur sot.

Mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Gjinekologjisë, Sokol Halilit me armë zjarri ia mori jetën bashkëshortes, Hamide Magashit dhe foshnjës që pritej të vinte në jetë.

/GazetaSinjali/