image Vrasja aksidentale e policit në Zllatar, prokuroria kërkon paraburgim për 6 policët e arrestuar

Drejtësi

Vrasja aksidentale e policit në Zllatar, prokuroria kërkon paraburgim për 6 policët e arrestuar

news image

Sot kanë dalë para gjykatës 6 zyrtarët policorë të cilët u arrestuan natën e së premtes, më 18 shkurt, ku në Zllatar të Prishtinës zyrtari policor, Lirim Haxholli u vra aksidentalisht nga kolegu i tij, Fatlum Mehmeti.

Inspektorati Policor i Kosovës menjëherë ka marrë masa ndaj zyrtarëve policor të cilët ishin të pranishëm gjatë kësaj ngjarje, e ku 6 policë u arrestuan.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë konfirmuan se për zyrtaret policorë është kërkuar masa e paraburgimit për shkak të dyshimit se të njëjtit mund të kenë kryer veprën penale “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Seanca pranë gjyqtarit sapo ka filluar, ku pritet të vendoset lidhur me kërkesën e Prokurorisë, në lidhje me masën e paraburgimit ndaj 6 zyrtarëve policor.

IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit edhe për 9 zyrtarët tjerë policorë që ishin prezent në këtë rast.

Varrimi i Haxhollit do të bëhet sot në lagjen Arbëria në orën 15:00.

/GazetaSinjali/