image Vrasësi i fëmijëve në Keni, rrahet për vdekje pasi i iku policisë

Botë

Vrasësi i fëmijëve në Keni, rrahet për vdekje pasi i iku policisë

news image

Një burrë në Kenia, i cili ka deklaruar se ka vrarë 12 fëmijë është rrahur për vdekje nga një turmë njerëzish, pasi u arratis nga një stacion policor.

Një grup fshatarësh, burrin e quajtur Masten Wanjala e gjetën në një shtëpi të qytezës Bungoma, afër kufirit me Ugandën, ku edhe e mbytën, shkruan Independent, përcjell Gazeta Sinjali.

Ai gjatë intervistimit të mëhershëm kishte pranuar se u ka dhënë drogë fëmijëve dhe në rrethana të caktuara, ua ka pirë gjakun.

Një zyrtar i policisë ka bërë të ditur se Wanjala u vra afër shtëpisë së tij, një ditë pasi i iku policisë në Nairobi.

Autoritetet thanë se i dyshuari u identifikua, pasi luajti futboll me banorët, ku më pas disa prej tyre e ndoqën dhe e rrahën për vdekje.

Gjithashtu bëhet e ditur se Wanjala është rrëfyer për vrasje të fëmijëve në Nairobi, Machakos dhe Bungoma, kur ishte arrestuar në korrik.

Ndërkaq raportohet se ai paraqitej si trajner futbolli për t’i joshur viktimat.

Deri më tani, janë gjetur trupat e pesë viktimave. /GazetaSinjali/