image Vranësira e reshje shiu gjatë ditëve të ardhshme

Kosovë

Vranësira e reshje shiu gjatë ditëve të ardhshme

news image

Ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim:

9.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë. Pasdite vende-vende mund të priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

10.07 – Mbetet nxehtë, me vranësira e diell. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende reshjet ka mundësi të jenë intensive.

11.07 – Pas mëngjesit me kthjellime, pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

12.07 – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten nga 16C deri 19C, e maksimalet arrijnë deri në 35C dy ditëve të ardhshme, e në fundjavë zbresin deri në 30C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-11m/s. Shtypja atmosferike të enjten shënon rritje, e më pas me tendencë të rënies në fundjavë. /GazetaSinjali/