image Voziti Lamborghinin me 197 km/h dhe publikoi videon, shoferja dënohet me 300 euro

Siguri

Voziti Lamborghinin me 197 km/h dhe publikoi videon, shoferja dënohet me 300 euro

news image

Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro një shofere, e cila është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi 197 kilometra në orë në autostradë.

Identifikimi i saj është bërë pasi videoja e vozitjes me shpejtësi të lartë ishte publikuar në rrjetet sociale.

Sipas Policisë, Njësia për Kontrollin e Autostradave ka analizuar pamjet dhe ka arritur ta identifikojë drejtuesen e automjetit.

“Në bazë të video-incizimeve të publikuara në rrjetet sociale, Njësia për Kontrollin e Autostradave ka arritur ta identifikojë shoferen, e cila në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 130 km/h, ka drejtuar automjetin me shpejtësi 197 km/h”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Përveç gjobës prej 300 eurosh, ndaj shoferes janë shqiptuar edhe tri pikë negative, ndërsa i është ndaluar drejtimi i automjeteve me veprim motorik për tre muaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/